Komuniteti Ndërkombëtar Bërthamor të analizojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se Teherani ka propozuar që Komuniteti Ndërkombëtar Bërthamor të analizojë të gjitha aspektet e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, pas takimit të zhvilluar në Londër me kryetarin e Komunitetit Ndërkombëtar Bërthamor z. Eugent Reising, deklaroi se ka kërkuar nga z. Reising të zhvillojë një vizitë në Teheran dhe të krijojë një komitet të specializuar për analizimin e gjithanshëm të zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1. Salehi shtoi se krijimi i këtij komiteti dhe ndjekja nga afër e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore do të sqarojë opinionin publik botëror se cila palë i ka zbatuar angazhimet dhe cila jo.