Irani dënon sulmin terrorist në Pakistan
Shtator 17, 2016 19:43 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin terrorist në veriperëndim të Pakistanit.
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke dënuar sulmin kundër një xhamie në Pakistan ku u vranë 36 persona dhe u plagosën 30 të tjerë, theksoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë vigjilente e të bashkëpunojnë seriozisht në luftën kundër grupeve terroriste. Ai shprehu solidaritetin me qeverinë dhe popullin e Pakistanit dhe shtoi se për një luftë efikase kundër terrorizmit duhet të luftohen elementët e hapur e të fshehtë të këtij fenomeni të shëmtuar dhe çnjerëzor.
Tags