Irani i dorëzon Rusisë 38 tonë ujë të rëndë
Shtator 26, 2016 15:40 Europe/Tirane
Drejtori i kompanisë shtetërore ruse Rusatom deklaroi se gjatë muajit Shtator, Irani i ka dorëzuar Rusisë 38 tonë ujë të rëndë.
Siç njofton agjencia e lajmeve Sputnik, Sergej Krienko, drejtori i kompanisë shtetërore Rusatom deklaroi sot: “Mund të konfirmojmë se bashkëpunëtorët tanë të respektuar iranianë na kanë dorëzuar 38 tonë ujë të rëndë në dy fluturime më 13 dhe 20 Shtator.” Ai në vazhdim theksoi se Rusia do të votojë për rizgjedhjen e Jukia Amanos për një mandat tjetër në krye të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA).
Tags