Arabia Saudite nuk ka potencial të përballet me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i30757-arabia_saudite_nuk_ka_potencial_të_përballet_me_iranin
Zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Arabia Saudite nuk ka potencialin për tu përballur me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2016 17:12 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite nuk ka potencial të përballet me Iranin

Zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Arabia Saudite nuk ka potencialin për tu përballur me Iranin.

Gjeneral major Masud Xhezairi, zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, manovrën e fundit të Arabisë saudite në ujërat e Gjirit Persik e cilësoi si një paradë të thjeshtë dhe shtoi se forcat e armatosura të Iranit në kushtet aktuale janë aq të fuqishme, saqë as armiqve të mëdhenj nuk u lejojnë të programojnë agresion kundër Iranit. Gjeneral major Xhezairi tha se Arabia Saudite u përpoq që me propagandë të gjerë mediatike, të ekzagjerojë dimensionet ushtarake dhe teknike të kësaj manovre, por jo vetëm Arabia Saudite dhe aleatët e sauditëve, por as amerikanët nuk e kanë potencialin dhe vullnetin për tu konfrontuar me Iranin. Zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, foli edhe për sulmin barbar të regjimit Al Saud dhe vrasjen e qindra civilëve të pafajshëm jemenas në muajin e ndaluar Muharrem dhe theksoi se krimet e regjimit Al Saud në Jemen do të forcojnë edhe më shumë unitetin dhe vendosmërinë e rezistencës së popullit jemenas përballë agresorëve.