Erakçi: Duhet ta detyrojmë Amerikën të kryejë detyrimet e saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31495-erakçi_duhet_ta_detyrojmë_amerikën_të_kryejë_detyrimet_e_saj
Sejed Abas Erakçi, shefi iranian i shtabit për ndjekjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se amerikanët kurrë nuk veprojnë me qëllim të mirë, prandaj duhet tu imponojmë atyre që të kryejnë detyrimet e tyre në mënyrë të drejtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 03:55 Europe/Tirane
  • Erakçi: Duhet ta detyrojmë Amerikën të kryejë detyrimet e saj

Sejed Abas Erakçi, shefi iranian i shtabit për ndjekjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se amerikanët kurrë nuk veprojnë me qëllim të mirë, prandaj duhet tu imponojmë atyre që të kryejnë detyrimet e tyre në mënyrë të drejtë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Sejed Abas Erakçi të dielën në mbrëmje në një bisedë telefonike me kanalin 1 të televizionit shtetëror të Iranit, reagoi ndaj deklaratave të Xhon Kerry, sekretarit amerikan të shtetit dhe deklaroi: "Politikat rajonale të Iranit nuk kanë kurrfarë lidhje me marrëveshjen bërthamore. Pala amerikan këtë çështje e di shumë mirë, prandaj nga pikëpamja jonë deklaratat e Xhon Kerrit konsiderohen vetëm një pretekst për të mos zbatuar zotimet e Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore". Në lidhje me pretendimet e Xhon Kerrit për ndikimin e qëndrimeve të Iranit ndaj Sirisë dhe Hezbullahut mbi marrëveshjen bërthamore, z. Erakçi theksoi: "Gjatë procesit të negociatave amerikanët kanë pranuar se në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të mos bëjnë pengesa dhe duhet të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ne, gjatë negociatave kemi theksuar se çështjet e sigurisë, politikat rajonale, të mbrojtjes, programi raketor dhe parimet dhe bindjet e Republikës Islamike të Iranit janë të panegociuara",- shtoi ndër të tjera z. Erakçi.