Muniz: Irani respekton angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i31633-muniz_irani_respekton_angazhimet_e_tij_në_marrëveshjen_bërthamore
Sekretari amerikan i energjisë ka thënë se në tre raportet e publikuara nga ANEA, theksohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2016 06:50 Europe/Tirane
  • Muniz: Irani respekton angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore

Sekretari amerikan i energjisë ka thënë se në tre raportet e publikuara nga ANEA, theksohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Ernest Muniz në një intervistë televizive ka thënë se ANEA kryen me përpikmëri detyrat e saj dhe Irani ka respektuar marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore me Iranin, nuk është e bazuar tek besimi por tek testimi i realitetit dhe deri tani janë arritur rezultate pozitive. Muniz tha se deri në fund të qeverisë aktuale kanë mbetur 100 ditë kohë dhe shtoi se deri në fund të këtij mandati do të bëhen përpjekje që çështja bërthamore e Iranit të përfundojë. Sekretari amerikan i energjisë foli mbi disa çështje si çështja bërthamore e Iranit të cilat janë prioritet aktual dhe i së ardhmes në departamentin amerikan të energjisë.