Deklarata e liderit suprem në takim me presidentin e Venezuelës
Lideri suprem i revolucionit islamik, ka thënë se imagjinata se Amerika është e pathyeshme është një ide e gabuar dhe gabimet e përsëritura të Amerikës këtë vend e kanë futur në vorbullën e rajonit.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, sot u takua me Nikolas Maduro president i Venezuelës. Në këtë takim Ajetollah Khamenei foli mbi disfatën e planeve dhe politikave të Amerikës në rajonin e Azisë perëndimore dhe çështjen e uljes së çmimit të naftës e cilësoi një mjet që përdoret për të ushtruar presione mbi vendet e pavarura. Lideri suprem, pëmendi përdorimin e armës së naftës për të imponuar problemet aktuale në vendet e pavarura dhe tha se në të kaluarën disa vende islamike duke mbyllur burimet e tyre të naftës u përballën me regjimin sionist dhe perëndimorët krijuan polemika për të politizuar çështjen e naftës, mirëpo sot po ato vende duke u koordinuar dhe përputhur me politikat e Amerikës, naftës e përdorin si armë të tyre. Lideri suprem foli mbi ndikimin e Venezuelës në lëvizjet anti-imperialiste në rajonin e Amerikës Latine dhe tha se ky ndikim tregon potencialin e madh të Venezuelës, të cilat duhet të shfrytëzohen në cilësinë e kryesisë së grupit të vendeve të paangazhuara NAM. Nikolas Maduro presidenti i Venezuelës në këtë takim vlerësoi rezistencën e popullit iranian përballë armiqësive të Amerikës dhe tha se në kohën kur populli iranian vazhdon jetën në siguri, rend dhe qetësi të plotë, shumë vende të rajonit përreth Iranit, po kalojnë periudhë lufte, përçarjeje dhe dobësimi. Presidenti i Venezuelës foli edhe mbi uljen e çmimit të naftës në 2 vitet e kaluara dhe tha se imperializmi amerikan ka ndjekur armiqësi të shumta kundër Venezuelës mirëpo populli i këtij vendi ka rezistuar në luftën ekonomike dhe tani është duke dalë nga kriza ekonomike.