Irani dënon sulmin terrorist në Kuvejta të Pakistanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër sulmin terrorist në qytetin Kuvejta të Pakistanit.
Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të martën në një konferencë për media, dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer në qytetin Kuvejta të provincës Baluçistan të Pakistanit dhe deklaroi: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka theksuar për nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër grupeve terroriste dhe ka deklaruar gatishmërinë e saj për të ndihmuar qeverinë e Pakistanit në këtë drejtim. Bahram Ghasemi në vazhdim shprehu ngushëllime për qeverinë dhe popullin e Pakistanit ndërsa deklaroi solidaritet me familjarët e viktimave të këtij sulmi. Vlen të theksohet se të paktën 59 nxënës të shkollës ushtarake dhe rojet janë vrarë pasi militantët sulmuan një kolegj të policisë në qytetin pakistanez të Kuvejta.