Marrëveshja bërthamore nuk mund të prishet
Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se duke marrë parasysh përkushtimin e shteteve të botës ndaj Iranit, askush nuk mund ta prish marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit, theksoi: "Marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1, me ndërrimin e presidentit të Amerikës, nuk do të përballet me probleme. Pas marrëveshjes bërthamore duhet të hiqen të gjitha sanksionet dhe Irani do të vazhdojë fuqishëm rrugën e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe asnjë person as edhe Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, nuk mund ta prishë marrëveshjen bërthamore". Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim gjithashtu tha se Irani në atmosferën pas sanksioneve do të ecë drejt zhvillimit dhe progresit.