Zarif: Rezistenca e Fidel Kastros do të mbesë në histori
Nëntor 28, 2016 10:50 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se rezistenca e Fidel Kastros liderit të revolucionit kuban përballë imperialistëve do të mbesë në histori.
Muhamed Xhavad Zaif në kuadër të ceremonisë kushtuar Fidel Kastros në ambasadën e Kubës në Teheran, në emër të popullit dhe qeverisë iraniane shprehu ngushëllimet për vdekjen e liderit të revolucionit kuban i cili ka luajtur rol të veçantë në lëvizjen për liri, pavarësi dhe drejtësi në Amerikën latine. Qeveria dhe populli iranian, do t’i qëndrojë gjithmonë pranë popullit kuban, tha në fjalën e tij ministri Zarif.