Boruxherdi: Irani do të vazhdojë përkrahjen për Sirinë
(last modified Sun, 18 Dec 2016 18:59:52 GMT )
Dhjetor 18, 2016 19:59 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Irani do të vazhdojë përkrahjen për Sirinë

Kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e RII deklaroi se Irani do të vazhdojë përkrahjen e tij të fuqishme për Sirinë në luftën kundër terrorizmit si dhe do të vazhdojë të jetë i përqendruar për gjetjen e rrugëzgjidhjeve politike

. Z. Alaudin Boruxherdi, kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e RII, në takim me Zhirajir Reisijan, deputet i parlamentit të Sirisë, tha se qëndresa dhe vendosmëria e popullit , e forcave të rezistencës dhe ushtrisë siriane në Alepo, më në fund u bë shkak për disfatën e terroristëve takfiristë, të Amerikës dhe të aleatëve të saj rajonalë. Boruxherdi Sirinë e cilësoi si vijën e parë të frontit të rezistencës dhe tha se qeveria dhe populli i Iranit do të vazhdojnë të jenë përkrahë qeverisë dhe popullit të Sirisë. Në vazhdim kryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në parlamentin e RII theksoi se në kushtet aktuale është e rëndësishme të vazhdohen kontaktet e rregullta politike dhe parlamentare mes funskionarëve të Iranit dhe Sirisë. Nga ana e tij, Zhirajir Reisijan, deputet i parlamentit të Sirisë, vlerësoi rolin e rëndësishëm të RII si aleat dhe partner i Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe shtoi se RII është nga vendet pararojë në luftën kundër grupeve terroriste e takfiriste.

 

Tags