Ruhani: Rezoluta anti-sioniste është një prej rezultateve të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40684-ruhani_rezoluta_anti_sioniste_është_një_prej_rezultateve_të_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, marrëveshjen bërthamore e konsideroi një sukses të madh të popullit iranian dhe tha se rezultatet e kësaj marrëveshjeje janë dështimi i projektit të iranofobisë, nxjerrja e Iranit nga lista kërcënuese botërore dhe rezoluta e KS të OKB kundër regjimit të Izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2017 03:25 Europe/Tirane
  • Ruhani: Rezoluta anti-sioniste është një prej rezultateve të marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, marrëveshjen bërthamore e konsideroi një sukses të madh të popullit iranian dhe tha se rezultatet e kësaj marrëveshjeje janë dështimi i projektit të iranofobisë, nxjerrja e Iranit nga lista kërcënuese botërore dhe rezoluta e KS të OKB kundër regjimit të Izraelit.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, mbrëmjen e së dielës në një intervistë televizive tha se prioritet i politikës së Iranit është stabiliteti dhe siguria në rajon, lufta kundër terrorizmit, mos ndryshimi i kufijve rajonalë dhe shtoi se terrorizmi në rajon është duke u shkatërruar. presidenti Hasan Ruhani në vazhdim tha; Roli i Iranit në rajon është shumë i rëndësishëm dhe konstruktiv dh të gjitha vendet e botës kanë pohuar rolin e Iranit në stabilizimin e rajonit. Irani në luftën kundër terrorizmit do të bashkëpunojë me çdo vend që kërkon ndihmë mes tyre me Irakun dhe Sirinë. Presidenti iranian në këtë intervistë televizive foli mbi diplomacinë aktive të Iranit në zgjidhjen e krizës siriane dhe tha: Irani ka ndihmuar qeverinë dhe ushtrinë siriane që të jenë rezistentë kundrejt terroristëve. Sa i përket lidhjes mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë për zgjidhjen e  krizës siriane, Hasan Ruhani tha: Moska, Teherani dhe Ankaraja kanë hedhur hapa të rëndësishëm në kuadër të zgjidhjes së krizës siriane dhe shpresojmë që takimi i Astanasë të rezultojë me suksesin e kësaj diplomacie. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dënoi sulmin terrorist në Stamboll të Turqisë në ditën e parë të vitit të ri dhe tha: Vrasja e njerëzve të pafajshëm është akt i dënueshëm dhe kjo tregon se terrorizmi nuk ka mëshirë për askënd dhe në rast se nuk përballemi me terrorizmin, ky virus do të prekë çdokënd.