Rishikimi i marrëveshjes bërthamore nuk ka legjitimitet ndërkombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41974-rishikimi_i_marrëveshjes_bërthamore_nuk_ka_legjitimitet_ndërkombëtar
Drejtori i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje mes Iranit dhe Amerikës dhe mbi këtë marrëveshje nuk mund të vendosë njëra palë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2017 16:39 Europe/Tirane
  • Rishikimi i marrëveshjes bërthamore nuk ka legjitimitet ndërkombëtar

Drejtori i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje mes Iranit dhe Amerikës dhe mbi këtë marrëveshje nuk mund të vendosë njëra palë.

Murteza Sarmadi, drejtor i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke folur mbi deklaratën e shefit të ardhshëm të DASH Rez Tillerson, sipas të cilit, SHBA do të rishikojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha:” Kjo pikëpamje nuk ka aspak legjitimitet ndërkombëtar. Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje mes Iranit dhe gjashtë vendeve të fuqishme të botës dhe është ratifikuar nga Këshilli i Sigurisë i OKB, prandaj rishikimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të jetë në dobi të funksionarëve amerikanë.” Më tej, Sarmadi shtoi:” Ata që do të vijnë në pushtet në Amerikë nuk kanë rrugë tjetër, përveç zbatimit rigoroz të marrëveshjes mes Iranit dhe G 5+1.”