Irani nuk do të lejojë rishikimin e marrëveshjes
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teherani nuk do të lejojë rishikimin e marrëveshjes bërthamore.
Maxhid Takhtrevançi, shefi i departamentit për çështjet e Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratës së Rex Tillerson, i cili është kandidat për postin e sekretarit amerikan të shtetit, ka thënë se Republika Islamike e Iranit në asnjë mënyrë nuk do të lejojë rishikimin e marrëveshjes bërthamore dhe kjo nuk është qëndrim vetëm i Iranit por edhe i grupit 5+1. Sa i përket takimit të fundit të komisionit të përbashkët të veprimit për marrëveshjen bërthamore dhe marrjes së garancive nga Amerika për mos ndikimin e sanksioneve të vendosura kundër Iranit, takim që u mbajt në Vjenë, z. Takhtrevançi tha se në këtë takim është theksuar zbatimi i marrëveshjes bërthamore në formën sa më të mirë. Në takimin e Vjenës të gjithë ishin të një mendimit me Iranin se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që procesi i zbatimit të marrëveshjes të hasë në pengesa apo të keqpërdorohet ky proces. Që nga koha e zbatimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2016, Amerika shumë herë ka shkelur zotimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje.