OKB: Do të mbrojmë marrëveshjen bërthamore me gjithë kapacitetin tonë
OKB në një mesazh me rastin e përvjetorit të parë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 shprehu kënaqësinë nga procesi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe kërkoi nga palët respektimin e saj.
Farhan Hak, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në përvjetorin e parë të zbatimit të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore, atë e quajti sukses historik të Iranit dhe vendeve të botës dhe shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e këtij organi ndërkombëtar për marrëveshjen bërthamore. Ai gjithashtu vlerësoi takimin e 10 janarit të zhvilluar në Vjenë dhe shtoi se ky takim tregoi se palët kanë vullnetin e duhur për të zbatuar këtë marrëveshje që është garantues i paqes dhe sigurisë në rajon dhe që vërteton karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Në të njëjtën kohë ANEA ditën e hënë raportoi se nga centrali atomik Fordo janë nxjerrë me qindra centrifuga dhe ka theksuar se deri tani Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij.