Helga Shmidt: Ekipi i Trump ka gabuar mbi marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42508-helga_shmidt_ekipi_i_trump_ka_gabuar_mbi_marrëveshjen_bërthamore
Zëvendësja e shefes së diplomacisë evropiane Helga Shmidt, deklaroi se ekipi i politikës së jashtme të Donald Trumpo, ka gabuar në përkufizimet e veta rreth marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 18, 2017 03:36 Europe/Tirane
  • Helga Shmidt: Ekipi i Trump ka gabuar mbi marrëveshjen bërthamore

Zëvendësja e shefes së diplomacisë evropiane Helga Shmidt, deklaroi se ekipi i politikës së jashtme të Donald Trumpo, ka gabuar në përkufizimet e veta rreth marrëveshjes bërthamore.

Shimdt ditën e martë duke reaguar ndaj deklaratës së Trump për rishikimin e marrëveshjes bërthamore pasi ai të hyjë në shtëpinë e bardhë tha se marrëveshja bërthamore e Iranit nuk ka nevojë të rishikohet. Trump i cili ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ditën e premte zyrtarisht merr postin dhe futet në shtëpinë e bardhë. Ai marrëveshjen bërthamore me Iranin të vitit 2015 e ka quajtur marrëveshjen më të keqe dhe ka kërcënuar me anulimin e saj dhe rishqyrtimin e saj, për në marrëveshje më të mirë. Ndërkohë zv/shefja e BE e cila ishte ndërmjetësuese në bisedimet mes Iranit dhe grupit 5+1 deklaroi se marrëveshja bërthamore është shumëpalëshe dhe për këtë nuk mund të nisin bisedime dypalëshe, marrëveshje e cila është konfirmuar edhe nga KS e OKB.