Irani kritikon neglizhencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve kundër myslimanëve në Mianmar
(last modified Thu, 19 Jan 2017 17:37:57 GMT )
Janar 19, 2017 18:37 Europe/Tirane
  • Irani kritikon neglizhencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve kundër myslimanëve në Mianmar

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se uniteti i botës islame për mbrojtjen e myslimanëve në Minamar është obligim për të gjitha shtetet islame.

Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm e RII, duke folur në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që organizohet në Kualalampur të Malajzisë, kritikoi ashpër heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti të mediave botërore përballë krimeve që po kryhen ndaj myslimanëve rohingias në Mianmar. “Myslimanët në Mianmar janë të privuar nga të drejtat e tyre më elementare si e drejta e nënshtetësisë dhe e drejta për të jetuar, prandaj OBI duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet që posedon për të ushtruar presion ndaj qeverisë së Mianmarit dhe për t’a detyruar atë të respektojë të drejtat njerëzore të bashkësisë së myslimanëve në këtë vend”-deklaroi ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Gjatë qëndrimit në Kualampur ministri Zarif, përveç pjesëmarrjes në takimin e OBI që organizohet me kërkesë të Malajzisë për shqyrtimin e gjendjes së myslimanëve në Mianmar dhe gjendjen në Palestinë, pritet të takohet me Anife Aman ministër i Jashtëm i Malajzisë dhe homologë nga vendet e tjera islame.  Takimi i Kualampurit do të përfundojë sot me nxjerrjen e një deklarate për myslimanët në Mianmar.

 

Tags