Pol Rayan: Marrëveshja bërthamore do të qëndrojë
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin me gjithë kundërshtimet e republikanëve do të qëndrojë në formën ekzistuese.
Pol Rayan, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë duke hequr dorë nga qëndrime e tij të mëparshme lidhur me marrëveshjen bërthamore ka thënë se me gjithë kundërshtimet e partisë republikane, pjesa më e madhe e marrëveshjes bërthamore do të zbatohet dhe sanksionet shumëpalëshe kundër Iranit do të qëndrojnë të anuluara. Rayan tha se është tepër e vështirë që Amerika të rikthejë partnerët dhe aleatët e saj në periudhën e ushtrimit të presioneve ndaj Iranit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë më herët kishte shprehur keqardhjen për marrëveshjen bërthamore me Iranin duke mbështetur një linjë radikale dhe ekstremiste kundër Iranit ka thënë se mbështet vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Iranit. Rayan ka thënë: Unë jam përkrahës i vendosjes së sanksioneve kundër Iranit dhe për këtë arsye jam i mendimit se duhen ndjekur politika më të ashpra kundrejt Iranit. Deklarata e autoriteteve amerikane vijnë në kohën kur gazeta Nju Jork Times në një raport të saj ka analizuar mundësitë rreth anulimit ose jo të marrëveshjes bërthamore me Iranin nga ana e presidentit Donald Trump dhe ka nxjerrë përfundimin se Bashkësia Ndërkombëtare dhe opinioni publik amerikan duhet t’ia bëjnë të qartë Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij që ruajtja e marrëveshjes bërthamore është në interes të Uashingtonit dhe të botës.