Hollanda mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44527-hollanda_mbështet_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin
Ministri i jashtëm i Hollandës gjatë takimit që pati me shefin e departamentit për çështjet e Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit shprehu mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të zbatimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Hollanda mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin

Ministri i jashtëm i Hollandës gjatë takimit që pati me shefin e departamentit për çështjet e Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit shprehu mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të zbatimit.

Bert Konders, dje u takua me Maxhid Takhtrevançi, shefi i departamentit për çështjet e Evropës dhe Amerikës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Në këtë takim ai foli mbi bashkëpunimet mes dy vendeve në çështje rajonale dhe tha: Hollanda dhe Evropa mund të bashkëpunojnë gjerësisht me Iranin në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në çështjen e emigracionit. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nga ana e tij në këtë takim tha se të dy vendeve kane marrëdhënie të mira në ekonomi, naftë, gaz dhe në energjisë e rinovueshme. Ditën e mërkurë zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e Evropës dhe Amerikës mbajti një konferencë të përbashkët me anëtarët e komitetit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin e Hollandës. Në këtë takim deputetët e parlamentit të Hollandës parashtruan pikëpamjet e tyre mbi marrëveshjen bërthamore de zhvillimet rajonale sidomos situatën në Siri, Jemen, të drejtat e njeriut dhe mbi çështjet e interesit dypalësh. Donald Trump me deklaratat e tij është shprehur kundër marrëveshjes bërthamore duke e quajtur atë marrëveshjen më të keqe që ai ka parë deri më sot.