Kufijtë e Iranit kanë siguri shumë të lartë
Komandanti i forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se përkundër komploteve të vazhdueshme në vendet rreth Iranit, kufijtë e Republikës Islamike të Iranit kanë një siguri shumë të lartë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Kasem Rezai të shtunën në Zahedan në juglindje të Iranit tha se kufijtë e Iranit duke përfshirë edhe kufirin në provincën Sistan dhe Baluçistan në jug të Iranit kanë një administrim të mirë dhe forcat kufitare të Iranit kanë nën kontrollo të plotë situatën e sigurisë në zonat kufitare. Vendet zakonisht duhet t'i administrojnë kufijtë në mënyrë të përbashkët, prandaj edhe Irani në kufirin e provincës Sistan dhe Baluçistan bashkëpunon me Afganistanin dhe Pakistanin për administrimin e kufijve të përbashkët. Nuk janë realizuar akoma pritjet e Iranit nga Pakistani sa i përket administrimit të përbashkët të kufirit dhe si rezultat i neglizhencës së autoriteteve pakistaneze, elementët destruktivë që mundohen të prishin rendin dhe sigurinë në këtë provincë të Iranit, ikin në Pakistan dhe atje strehohen. Populli i Iranit sidomos qytetarët e provincës Sistan dhe Baluçistan nuk janë të kënaqur nga kjo situatë, prandaj kërkojnë nga autoritetet e Pakistanit që të marrin masat përkatëse për të krijuar sigurinë e duhur në kufijtë e Pakistanit. Armiqtë vazhdimisht bëjnë komplote për ta prishur sigurinë në Iran, mirëpo vigjilenca e qytetarëve dhe strukturave të sigurisë është bërë shkak që ata të mos kenë sukses në asnjë prej komploteve të tyre,- shtoi ndër të tjera gjeneral Kasem Rezai.