Takhtavançi: Marrëveshja bërthamore zyrtarizoi programin bërthamor të Iranit
Zv/ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se njohja zyrtare e programit paqësore atomik të Iranit është një prej rezultateve më të rëndësishme të marrëveshjes bërthamore.
Maxhid Takhtravançi të enjten në një intervistë me kanalin televiziv Press Tv, deklaroi se programi atomik i Iranit deri para marrëveshjes bërthamore, trajtohej shumë keq dhe i paligjshëm duke u bazuar në këtë pretendim se programi atomik i Iranit është një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Z. Takhtravançi në vazhdim tha: Marrëveshja bërthamore e largoi anash këtë trajtim të gabuar dhe e zyrtarizoi programin atomik të Iranit. Gjatë periudhës së sanksioneve të padrejta, vendet perëndimore kanë krijuar pengesat më të mëdha në industrinë atomike të Iranit, mirëpo aktualisht pikërisht këto vende janë duke bashkëpunuar me Iranin". Takhtravançi gjithashtu vuri në dukje edhe deklaratat e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe deklaroi: "Nëse Amerika dëshiron të lë anash marrëveshjeve bërthamore, atëherë brenda marrëveshjes bërthamore janë caktuar edhe mekanizmat nëpërmjet të cilave mund të veprohet në kundërpërgjigje të një veprimi të tillë. Evropianët nga aspekti politikë kanë deklaruar interesimin e interesimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore në nivel të ndryshëm dhe funksionarët evropianë me rastin e përvjetorit të marrëveshjes bërthamore kanë deklaruar se kjo marrëveshje është një rezultat i mardh ndërkombëtar dhe nuk duhet të lejohet që një vend i vetëm në mënyrë të njëanshme të anulojë këtë marrëveshje".