Përsëritet pretendimi i sauditëve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46274-përsëritet_pretendimi_i_sauditëve_kundër_iranit
Arabia Saudite përsëri ka përsëritur pretendimet e pabaza duke akuzuar Republikën Islamike të Iranit për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2017 10:41 Europe/Tirane
  • Përsëritet pretendimi i sauditëve kundër Iranit

Arabia Saudite përsëri ka përsëritur pretendimet e pabaza duke akuzuar Republikën Islamike të Iranit për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se delegacioni i përhershëm i Arabisë Saudite në OKB në takimin e ekspertëve ushtarak të vendeve agresore ndaj Jemenit, me pretendimet e pabaza dhe të përsëritura, kërkoi ndërprerjen e ndërhyrjes së Iranit në vendet e Lindjes së Mesme duke përfshirë edhe Jemenin. Disa ditë më parë Anvar Karkash, ministri këshilltar për çështje të jashtme në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendoi se Iran në kuadër të veprimeve anti-saudite, por dërgon armë për grupin Huthi të Jemenit dhe në këtë mënyrë po vazhdon ndërhyrjet e tij në rajon. Kjo është në kohën kur Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj këtyre akuzave, ka theksuar se është për tu çuditur që një vendi i cili përgjatë dy viteve të kaluara me sulmet e tij ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka vrarë qytetarët e pafajshëm të Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt ndaj këtij vendi duke mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare për popullin jemenas.