Irani kërkon ndalimin e menjëhershëm të agresionit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47688-irani_kërkon_ndalimin_e_menjëhershëm_të_agresionit_kundër_jemenit
Ministria e Jashtme e Iranit dënoi vazhdimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe kërkoi dhënien fund të luftës dhe gjakderdhjes në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 04:36 Europe/Tirane
  • Irani kërkon ndalimin e menjëhershëm të agresionit kundër Jemenit

Ministria e Jashtme e Iranit dënoi vazhdimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe kërkoi dhënien fund të luftës dhe gjakderdhjes në këtë vend.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Iranit me rastin e dyvjetorit të fillimit të agresionit ushtarak saudit kundër Jemenit thuhet: "Vazhdimi i shkatërrimit të qëllimshëm të infrastrukturës dhe bombardimi i vazhdueshëm i qendrave shëndetësore dhe arsimore të Jemenit, jo vetëm që nuk ka asnjë përfitim për asnjë nga vendet e rajonit, por e ka destabilizuar edhe më shumë rajonin”. Në këtë komunikatë më tej thuhet: "Republika Islamike e Iranit në bazë të planit të saj prej 4 pikash, kërkon ndaljen e menjëhershme të luftimeve, dërgimin e ndihmave humanitare, heqjen e bllokadës ekonomike dhe çnjerëzore, si dhe fillimin e bisedimeve politike dhe formimin e qeverisë së unitetit kombëtar në Jemenit".