Ambasadori i Pakistanit thirret në Ministrinë e jashtme iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49804-ambasadori_i_pakistanit_thirret_në_ministrinë_e_jashtme_iraniane
Zëdhënësi i MPJI ka thënë: Pas sulmit terrorist të së mërkurës në Mirxhave dhe martirizimit të 10 rojeve kufitare iraniane, ambasadori pakistanez në Teheran është thirrur në Ministrinë e jashtme të RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2017 03:49 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Pakistanit thirret në Ministrinë e jashtme iraniane

Zëdhënësi i MPJI ka thënë: Pas sulmit terrorist të së mërkurës në Mirxhave dhe martirizimit të 10 rojeve kufitare iraniane, ambasadori pakistanez në Teheran është thirrur në Ministrinë e jashtme të RII.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Behram Kasemi, të premten ka thënë: Me këtë rast, ambasadorit pakistanez drejtori i përgjithshëm i departamentit për Azinë perëndimore i RII i ka dorëzuar një notë proteste dhe ka thënë: Irani pret që autoritetet shtetërore të Pakistanit të marrin masa serioze për arrestimin dhe ndëshkimin e terroristëve. Dhjetë roje kufitare iraniane janë vrarë në përleshjet me elementë terroriste në Iranin juglindor.