Navaz Sharif: Dëmi për Iranin është dëm për Pakistanin
Kryeministri i Pakistanit të mërkurën pasdite në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, pasi shprehu keqardhje e thellë të qeverisë së Pakistanit për ndodhjen e sulmit terrorist në kufi të Iranit, theksoi se çfarëdo lloj dëmi i shkaktuar për Iranin, në realitet është dëm edhe për Pakistanin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Navaz Sharif në takim me Muahmed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, theksoi: "Do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për bashkëpunim mes organeve kompetente të të dy vendeve me qëllim të shqyrtimit të sulmit terrorist të fundit që është kryer në rajonin kufitar mes Iranit dhe Pakistanit". Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim theksoi se3 qëllimi i vizitës së tij në Pakistan është shqyrtimi i sulmit terrorist të fundit kundër pjesëtarëve të rojave kufitare të Iranit dhe deklaroi: "Rëndësia e marrëdhënieve mes të dy vendeve kërkon që forcat pakistaneze të kenë një prani më të madhe në zonat kufitare të këtij vend dhe të tregojnë përkushtim më të madhe në çështjet kufitare mes Pakistanit dhe Iranit". Ministri i jashtëm iranian gjithashtu theksoi nevojën e bashkëpunimit të autoriteteve të të dy vendeve në lidhje me shqyrtimin e shpejtë të sulmit terrorist, për të shpëtuar ushtarët iranianë të plagosur që janë rrëmbyer nga terroristët dhe gjithashtu për të marrë masat përkatëse për të shmangur përsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen. Vlen të theksohet se ministri i jashtëm iranian të mërkurën në mëngjes në krye të një delegacioni të lartë ushtarak, politik dhe të sigurisë ka arritur në Pakistan. Muhamed Xhavad Zarif gjatë kësaj vizite njëditore është takuar me pesë funksionarë të lartë politik dhe ushtarak të Pakistanit.