Reflektimi i gjerë i zgjedhjeve të Iranit në mediat botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51240-reflektimi_i_gjerë_i_zgjedhjeve_të_iranit_në_mediat_botërore
Zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në Iran ka bërë një jehon të gjerë në mediat botërore.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
May 19, 2017 06:22 Europe/Tirane
  • Reflektimi i gjerë i zgjedhjeve të Iranit në mediat botërore

Zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në Iran ka bërë një jehon të gjerë në mediat botërore.

Zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit kanë filluar sot (të premten) në mëngjes me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në qendrat e votimit. Këto zgjedhjeve zhvillohen njëkohësisht me zgjedhjet për këshilla lokalë të qyteteve dhe fshatrave në Iran. Kanali televiziv Al Mejadin raportoi pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në qendrat e votimit duke filluar që nga orët e para dhe ka thënë se siç duket niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje do të jetë shumë i lartë.

Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu në një raport të saj vuri në dukje pjesëmarrjen e liderit suprem në procesin e votimit dhe thirrjen e tij për qytetarët që të marrin pjesë në nivel të gjerë në zgjedhje. Reuters raporti: "Ajetullah Khamenei sot kërkoi nga qytetarët iranianë që të dalin në nivel të gjerë në zgjedhje". Mediat kineze gjithashtu kanë publikuar pamje filmike dhe raporte të ndryshme në lidhje me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të Iranit. Gazeta Al-Akhbar e Libanit gjithashtu në një raport ka shkruar: "Të gjithë po presin që në fazën e ndjeshme politike të Republikës Islamike të Iranit dhe të rajonit të Lindjes së Mesme, cili emër do të dalë nga kutitë e votimit të zgjedhjeve presidenciale të Iranit".

Agjencia e lajmeve Associated Press gjithashtu në një raport, ka thënë se këto janë zgjedhjet e para presidenciale të Iranit që zhvillohen pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit G 5+1. Kanali televiziv amerikan CNN gjithashtu në një raport të gjerë, ka raportuar fillimin e votimit për zgjedhje presidenciale të Iranit duke thënë se kjo është një ndër ngjarjet më të rëndësishme politike në rajonin e Lindjes së Mesme. Mediat amerikan në një nivel shumë më të gjerë kanë raportuar procesin e zgjedhjeve presidenciale të Iranit duke publikuar raporte dhe analiza të ndryshme në lidhje me këtë ngjarje politike. Agjencia AFP e lajmeve gjithashtu ka raportuar se pamjet filmike tregojnë një pjesëmarrje shumë të gjerë të qytetarëve iranianë në procesin e votimit për zgjedhje presidenciale të Iranit që po zhvillohen sot (të premten) më 19 maj 2017.