Kasemi: Rezistenca kundër okupatorit izraelit do të vazhdojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i52080-kasemi_rezistenca_kundër_okupatorit_izraelit_do_të_vazhdojë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi vazhdimin e rezistencës kundër okupatorit izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2017 03:57 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi vazhdimin e rezistencës kundër okupatorit izraelit.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp, në lidhje me organizimin e takimit të parë të kabinetit të qeverisë izraelite skaj murit Nodba dhe në lidhje me kërkesën e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) për reagimin e vendeve islame në lidhje me këtë çështje, deklaroi: "Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit përball politikave pushtuese të regjimit sionist, është i pandryshueshëm dhe deri në kohën kur okupimi vazhdon, do të vazhdojë edhe rezistenca". Kasemi në lidhje me vizitën e Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite dhe përsëritjen e akuzave të pavërteta kundër Iranit, deklaroi: "Vizita e Trump në një vend i cili është burim dhe përhapës i dhunës dhe terrorizmit, hedh poshtë plotësisht pretendimet e tij për luftën kundër terrorizmit. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit tha se deklaratat e presidentit amerikan janë të pavend, të gabuara dhe të palogjikshme dhe shtoi: "Akuzimet ndaj Iranit për mbështetje ndaj terrorizmit janë vetëm spekulime dhe fjalë të pabesueshme dhe të papranueshme". Z. Kasemi në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe zbatimin e planit për armëpushim në këtë vend, deklaroi: "Bisedimet mes tre vendeve, Iranit, Rusisë dhe Turqisë në kuadër të negociatave të Astanasë po vazhdojnë dhe nëse krijohen kushtet e duhura dhe nëse ekziston nevoja që disa forca të mbikëqyrin procesin e armëpushimit, Teherani është i gatshëm që në raste të një marrëveshje në lidhje me këtë çështje, të dërgojë forca në Siri". Në lidhje me kthimin e mundshëm të Katarit drejt Iranit pas organizimit të takimit të Riadit, z. Kasemi theksoi: "Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka bërë përpjekje që me vendet fqinjë të komunikojë me gjuhën e miqësisë dhe të zgjerojë marrëdhëniet ekzistuese dhe të përbashkëtat mes vendeve. Politikat e fuqive të mëdha në rajon kurrë nuk kanë ndihmuar miqësinë mes vendeve të rajonit dhe ngjarjet dhe krizat që po ndodhin në disa vende, janë rezultat i këtyre politikave". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi edhe në lidhje me veprimet e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit ndaj klerikut Shejkh Isa Kasem dhe tha: "Me vazhdimin e politikave të tilla, situata në Bahrejn më në fund do të shpërthejë në nivel shumë më të gjerë. Ajo çfarë po ndodhë në Bahrejn, është e dënuar dhe e qortuar, prandaj i bëjmë thirrje qeverisë së Bahrejnit që të vetëpërmbahet dhe t'i respektojë bindjet e qytetarëve të saj".