Sulm terrorist ndaj mauzoleut të imam Khomeinit (ra)
(last modified Wed, 07 Jun 2017 07:06:03 GMT )
Qershor 07, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist ndaj mauzoleut të imam Khomeinit (ra)

Terroristë të armatosur janë futur në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Sot terroristë të armatosur janë futur nga pjesa perëndimore e mauzoleut të imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe kanë plagosur disa persona. Dy prej terroristëve të këtij sulmi janë arrestuar ndërsa njëri prej tyre kishte me vete edhe lëndë shpërthyese. Në këtë sulm deri tani është raportuar për 1 të vrarë dhe 5 të plagosur, të cilët janë transferuar menjëherë në spital. Deri tani nuk është publikuar numri i saktë i viktimave të këtij sulmi terrorist në mauzoleun e imam Khomeinit (ra).

 

Tags