Këshilli i Sigurimit nderon viktimat e sulmeve terroriste në Teheran
(last modified Wed, 07 Jun 2017 18:52:44 GMT )
Qershor 07, 2017 20:52 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit nderon viktimat e sulmeve terroriste në Teheran

KS i OKB ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmieve terroriste në Teheran. Ueb sajti zyrtar i përfaqësisë së Japonisë në OKB, ka shkruar se KS i OKB ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Teheran.

Përfaqësuesi e Japonisë në OKB po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të këtyre ngjarjeve. Të paktën 12 shtetas iranianë humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën në sulmet terroriste që u morën përsipër nga grupi terrorist ISIS. Katër terroristë të armatosur të mërkurën në mëngjes të veshur si femra kanë hyrë në parlamentin iranian dhe janë përleshur me forcat që ruajnë ndërtesën dhe deputetët e parlamentit. Gjithashtu sot në mëngjes 4 persona të armatosur janë futur në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) duke kryer sulm terrorist me pasoja të rënda.

 

Tags