Irani reagon ndaj ngjarjes terroriste në Lahor
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorsit të së hënës në qytetin Lahor të Pakistanit dhe shprehu keqardhjen për qeverinë dhe familjarët e viktimave të këtij sulmi.
Ne jemi të mendimit se e vetmja mënyrë për të luftuar siç duhet dhunën dhe terrorin në rajon dhe në botë, është përballja serioze me këtë fenomen dhe mospërdorimi i terrorizmit si mjet për realizimin e qëllimeve politike, tha në fjalën e tij Behram Kasemi. Nga shpërthimi i një bombe në një prej tregjeve të frutave dhe perimeve në qytetin Lahor të Pakistanit, 26 persona kanë humbur jetën dhe 49 të tjerë janë plagosur. Grupi “ Lëvizja e talebanëve të Pakistanit” e njohur me inicialet TTP, ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi terrorsit. Më 14 shkurt dhe më 5 prill, dy shpërthime terroriste në qytetin Lahor, kanë marrë jetën e 20 personave dhe plagosur shumë të tjerë, përgjegjësinë e të cilëve e kanë marrë grupet terrorist Shoqëria Ehrar dhe Telabanët. Lahori, qendër e provincës Punxhab është një prej qyteteve të rëndësishme të Pakistanit.