IRIB qendër e medias së rezistencës kundër luftës së arrogancës
Kryetari i radiotelevizionit shtetëror të Iranit, IRIB, deklaroi se sot ky radiotelevizion është kthyer në qendrën e rezistencës kundër luftës mediatike të arrogancës botërore.
Abdul’ali Ali Askari, drejtori i përgjithshëm i IRIB, me rastin e ditës së gazetarit, vlerësoi punën e gazetarëve në nivel kombëtar dhe rajonal dhe tha: IRIB ka potenciale të konsiderueshme për të organizuar rezistencën dhe është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj mediatik në botë. Drejtori i përgjithshëm i IRIB ndër të tjera shtoi: Media kombëtare e Iranit, është media e fuqishme e rezistencës e cila ka krijuar frontin e rezistencës dhe guximi dhe sakrifica e kësaj mediaje është rezultat i mbështetjes së Revolucionit Islamik, Imam Khomeinit (ra), liderit suprem të revolucionit islamik dhe i martirëve dhe heronjve iranianë. Në ceremoninë e ditës së gazetarëve, janë vlerësuar gazetarët e zgjedhur të IRIB dhe gazetarët e zgjedhur të shërbimit të jashtëm. Gjithashtu janë vlerësuar familjarët e gazetarëve martirë që kanë dhënë jetën në shërbim të radiotelevizionit kombëtar.