Irani rrit eksportin e naftës në Indi
Irani thotë se eksportet e tij të naftës së papërpunuar në Indi janë rritur me 16 për qind gjatë muajit të kaluar, duke shtuar se bien poshtë spekulimet mbi rënien e eksporteve në njërin nga blerësit e tij më të mëdhenj aziatik të naftës.
Shifrat e lëshuara nga Ministria e Naftës tregojnë se eksportet e naftës në Iran në korrik ishin mesatarisht 502,000 fuçi në ditë. Kjo shifër është më e lartë se në qershor për 83,000 fuçi. Ministria iraniane e naftës më tej shtoi se eksportet e naftës së Iranit në Indi në vitin 2015 dhe 2016 qëndruan në një mesatare prej 189,000 fuçi në ditë respektivisht 451,000 fuçi në ditë – ku shihet një rritje e qëndrueshme. Eksportet gjatë nëntë muajve të fundit që nga fillimi i vitit 2017 mbetën në një mesatare prej 438,000 fuçi në ditë. Ministria e naftës së Iranit më tej theksoi se numri i rafinerive që importojnë naftë nga Irani është rritur nga tre në shtatë.