Letra e funksionarëve iranianë drejtuar Suu Kyi: Ndërprit gjenocidin
(last modified Tue, 12 Sep 2017 05:18:37 GMT )
Shtator 12, 2017 07:18 Europe/Tirane
  • Letra e funksionarëve iranianë drejtuar Suu Kyi: Ndërprit gjenocidin

Shahindukht Mulavardi, asistente speciale e presidentit të Republikës Islamike të Iranit për çështjet e të drejtave civile, në një letër drejtuar Aung San Suu Kyi, kryetare e partisë në pushtet në Mianmar, kërkoi që ajo tu japë fund vrasjes dhe gjenocidit kundër myslimanëve.

Në letrën e asistentes së presidentit të Republikës Islamike të Iranit thuhet; Nga ju presim që të zbatoni ligjet përkatëse lidhur me të drejtat e pakicave dhe gjithashtu të hidhni hapa të vendosur në këtë drejtim. Unë në pozitën e asistentes së presidentit kërkoj nga ju që të luani rolin tuaj dhe të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund dhunës në Mianmar dhe të hapet rruga për dërgimin e ndihmave humanitare. Asistentja e presidentit Ruhani, shpresoi se me përpjekjet e znj. Suu Kyi do të gjendet një rrugëzgjidhje e qëndrueshme për problemet dhe gjakderdhjen disa vjeçare në juglindje të Mianmarit dhe qeveria e këtij vendi një herë e përgjithmonë do t’i japë fund dhunës dhe diskriminimit në vend. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë sulmuar myslimanët Rohingya që nga tetori i vitit 2016, në përpjekje për t'i larguar ata nga provinca perëndimore Rakhin. Sulmet janë intensifikuar që nga 25 gushti, pas sulmeve të dyshuara të armatosura ndaj postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Rakhin. Para kësaj, myslimanët ishin objektiva të shpeshta të budistëve ekstremistë. Dhjetëra mijëra Rohingya u dëbuan nga shtëpitë e tyre në një valë tjetër të dhunës në vitin 2012.

Tags