Organizatat ndërkombëtare të shqetësuar mbi situatën në Mianmar
(last modified Wed, 13 Sep 2017 07:13:47 GMT )
Shtator 13, 2017 09:13 Europe/Tirane
  • Organizatat ndërkombëtare të shqetësuar mbi situatën në Mianmar

Organizatat Human Right Watch dhe Amnesty International kanë kritikuar pasivitetin e KS të OKB rreth krimeve të ushtrisë dhe budistëve kundër myslimanëve në Mianmar.

Operacionet e sigurisë që kanë shënjestruar myslimanët e etnisë Rohingya në Mianmar ngjan me një “shembull të sprovuar të spastrimit etnik”. Kështu është shprehur shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut. Zeid Ra’ad al-Hussein i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit t’i japë fund menjëherë “operacionit mizor ushtarak”. Rreth 294 mijë myslimanë Rohingya janë detyruar të largohen nga vendi, në drejtim të Bangladeshit fqinj, që kur nisi dhuna e pashembullt në shtetin Rakhin, në fund të muajit të kaluar. Ushtria thotë se operacionet e saj janë në kundërpërgjigje të sulmeve të militantëve Rohingya, e mohojnë kategorikisht të kenë shënjestruar civilë. Dhuna nisi më 25 gusht, kur militantët e kësaj etnie sulmuan një postbllok policie, duke vrarë 12 personel sigurie. Që prej atëherë, myslimanët e kësaj etnie, në një vend të dominuar kryesisht nga budistët, janë larguar nga Mianmari me argumentin se ushtria është kundërpërgjigjur në mënyrë brutale ndaj tyre, duke u djegur shtëpitë e duke dhunuar e vrarë civilë.

Tags