Dërgimi i ndihmave të para humanitare iraniane për myslimanët në Mianmar
Paketa e parë e ndihmave humanitare nga Gjysmëhëna e Kuqe të Republikës Islamike u dërgua në Bangladesh për të ndihmuar muslimanët Rohingia.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, 40 ton ndihma humanitare të Gjysmëhënës e Kuqe, të cilat u dërguan në Bangladesh të premten në mëngjes, përfshin gjësende shëndetësore dhe ushqimore. Morteza Salimi, kryetar i ekipit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, u tha gazetarëve se qeveria e Mianmarit nuk bashkëpunoi në dhënien e ndihmave humanitare për shpërndarje në mesin e muslimanëve Rohingia, duke shtuar: "Këto ndihma synojnë të zbusin sado pak gjendjen e mjerueshme të refugjatëve Rohingia në Bangladesh”. Ai tha gjithashtu se Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është gati të dërgojë ekipe emergjente dhe të përkohshme në Bangladesh.