Negociatat mes Iranit dhe Sirisë në Astana
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59119-negociatat_mes_iranit_dhe_sirisë_në_astana
Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i RII, u takua me Bashar Al Xhaferi, përfaqësues i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara dhe udhëheqës i delegacionit të Sirisë në bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 15, 2017 04:49 Europe/Tirane
  • Negociatat mes Iranit dhe Sirisë në Astana

Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i RII, u takua me Bashar Al Xhaferi, përfaqësues i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara dhe udhëheqës i delegacionit të Sirisë në bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, vizita u mbajt të enjten në raundin e gjashtë të negociatave në Astana, në kryeqytetin e Kazakistanit. Zv/ministri i jashtëm i Iranit Hosein Xhaberi Ansari pas takimit deklaroi: "Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në procesin e Astanas, veçanërisht për rajonet e zvogëlimit të tensionit në Idlib. Hosein Xhaberi Ansari gjithashtu zhvilloi bisedime edhe me homologun e tij turk Sadat Onal dje në Samitin e Astanas. Delegacionet iraniane dhe ruse të udhëhequra nga Xhaberi Ansari dhe Alexander Lavrentiev, përfaqësues special i presidentit rus janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me çështjen e Sirisë. Delegacionet nga Republika Islamike e Iranit, Rusia, Turqia, Siria së bashku me opozitarët sirianë, delegacioni i OKB dhe vendet vëzhguese do të marrin pjesë në bisedimet dyditore në Astana për gjetjen e një zgjidhje politike për krizën në Siri.