Velajati: Barzani, vegël e sionistëve për të përçarë vendet islame
Një këshilltar i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, deklaroi se kryetari i Rajonit të Kurdistanit irakian Masud Barzani është vegël e sionistëve që kërkojnë të zbatojë planet e tyre për ndarjen e shteteve myslimane.
Ali Akbar Velajati, tha se duke marrë parasysh përvojën e hidhur të Palestinës, shtetet myslimane nuk do të lejojnë "një Izrael të dytë" në rajon. Velajati më tej theksoi se Barzani ishte në prag të humbjes, duke shprehur besimin se kurdët do ta largonin atë sigurisht përpara se qeveria qendrore e Bagdadit të merrte ndonjë hap në këtë drejtim dhe të "heqë këtë njollë të turpit nga bota myslimane". "Për fat të keq, Barzani ka qenë i lidhur me sionistët që prej shumë kohësh dhe nuk ka nxjerrë mësimet e tij nga çështja e Palestinës", shtoi zyrtari i lartë iranian. Velajati vuri në dukje se referendumi i pavarësisë në rajonin e Kurdistanit irakian kishte shkaktuar vdekjen politike të kryetarit të Rajonit të Kurdistanit, duke thënë se populli fisnik kurd nuk do të tolerojë një turp të tillë. Rezultati i këtij referendumi nuk mund të verifikohet dhe shifrat e vërteta të pjesëmarrjes nuk janë të qarta, tha zyrtari iranian, duke theksuar se Barzani duhet ose të braktisë politikat e tij se[aratiste, ose të përballet me konfrontimin. "Rajoni i Kurdistanit është pa dyshim një pjesë e Irakut dhe Republika Islamike e Iranit është e bindur se integriteti territorial i vendeve të rajonit, veçanërisht i vendeve të tilla miqësore si Iraku dhe Siria, duhet të ruhet," vuri në dukje ai.