Presidenti Ruhani i përgjigjet deklaratës anti-iraniane të Trump
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, deklaratën e presidentit amerikan e ka quajtur përmbledhje akuzash boshe dhe të pabaza kundër kombit iranian.
Hasan Ruhani, në një prononcim të tij për mediat, në përgjigje të deklaratave anti-iraniane të Donald Trump, duke rikujtuar historikun e ndërhyrjeve të Amerikës në Iran ka thënë: Kombi iranian nuk është një komb që me fjalë të urryera të ulë kokën përballë një diktatori dhe kombi i madh iranian deri më sot nuk ka ulur dhe nuk do të ulë kokën përballë asnjë fuqie. Deklarata e Donald Trump tregon se programi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore është më i fuqishëm sesa mendonte Trump në fushatën e tij elektorale dhe sot Amerika ndodhet akoma më e izoluar dhe e vetmuar se kurdoherë tjetër përballë marrëveshjes bërthamore dhe në komplotet e saj kundër kombit iranian. Trump vërtetoi se Amerika sot po përballet me një përçarje të madhe në realitetet historike, strukturat juridike dhe ndërkombëtare dhe në mesin e aleatëve të saj evropianë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi forcimin e kapacitetit mbrojtës përballë armiqve dhe tha se garda revolucionare Sepah qëndron përkrah popujve të rajonit dhe përballë terrorizmit. Republika Islamike e Iranit haptazi është renditur kundër terrorizmit në rajon, pikërisht ai terrorizëm të cilin vetë Trump në fushatën e tij elektorale të vitit të kaluar, ka deklaruar se ISIS është krijuar nga Amerika. Pas disa javë polemikash mediatike, presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë akuzoi Iranin se ka shkelur thelbin e marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se kjo marrëveshje është marrëveshja më e keqe të cilën do ta përfundojë në momentin e duhur. Trump gjithashtu ka kërcënuar Iranin me sanksione të reja.