Stuhia që e solli në vete Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61459-stuhia_që_e_solli_në_vete_trumpin
Fjalimi i Trump kundër marrëveshjes bërthamore dhe ndërhyrja e çuditshme në çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes të Republikës Islamike të Iranit ka shkaktuar një stuhi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 14, 2017 18:48 Europe/Tirane
  • Stuhia që e solli në vete Trumpin

Fjalimi i Trump kundër marrëveshjes bërthamore dhe ndërhyrja e çuditshme në çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes të Republikës Islamike të Iranit ka shkaktuar një stuhi.

Por vetë stuhia ishte një surprizë për presidentin me pak përvojë të Shteteve të Bashkuara. Sepse, shumë pak pas  këtij fjalimi me  terma ofendues, komuniteti ndërkombëtar reagoi shumë dhe në mënyrë të pazakontë. Presidenti iranian Hasan Ruhani iu përgjigj menjëherë dhe me një fjalim të fuqishëm deklaratave të ulëta të presidentit amerikan kundër Iranit. Ish-sekretarja e Jashtme e SHBA, Madlen Allbright, u përgjigj duke thënë: "Dobësimi i marrëveshjes bërthamore minon sigurinë tonë dhe na kërcënon më shumë, duke na izoluar nga aleatët tanë. Fjalimi i Trump ishte i rrezikshëm dhe irritues”. Nga ana tjetër, kryetarja e Partisë së Gjelbër të SHBA, Dr. Stein, gjithashtu i analizoi deklaratat e Trump kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe tha: "CIA shkatërroi demokracinë e Iranit në vitin 1953, duke e zëvendësuar atë me një diktator të rrezikshëm. Irani dhe vendet e tjera nuk duan luftën, ata duan që Shtetet e Bashkuara t’i lënë të qetë ".Pas fjalimit të Trump, hashtagët IRGC (Garda Revolucionare), Ruhani dhe JCPOA (Marrëveshja bërthamore) u bënë ndër 10 termat më të diskutuar në Twitter. Në një reagim të ashpër, znj. Diane Feinstein, një demokrate e mirënjohur në shtetin e Kalifornisë, vuri në dukje se fjalimi i Trump ishte një burim shqetësimi për Shtetet e Bashkuara dhe tha: " Vendimi i Trump për të negociuar marrëveshjen bërthamore dhe për të mos konfirmuar respektimin e kësaj marrëveshjeje nga Irani do të krijojë probleme të shumta për vendin dhe sidomos në lidhje me sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Kjo për shkak se pas këtij lloj fjalimi dhe vendimi, si dhe pas shtimit të kërcënimit për sulm bërthamor ndaj Koresë së Veriut, cili vend do të jetë i gatshëm të hyjë në negociata me ne kur ne shkelim një pakt ndërkombëtar?” Këshilltarja për sigurinë kombëtare e ish presidentit Barack Obama, Susan Rice, ka denoncuar grupin lobues pro-Izraelit, Komitetin për Marrëdhëniet Publike Amerikë-Izrael (AIPAC), për lëvdimin e refuzimit të Presidentit Donald Trump për të vërtetuar marrëveshjen bërthamore të Iranit. Në një shkrim të shkurtër të shtunën, Rice shprehu zemërimin e saj ndaj AIPAC, i cili vlerësoi vendimin e Trump si një lëvizje që "përshkroi me saktësi historinë dhe rreziqet e vazhdueshme të agresionit të Iranit". Organizata më e madhe pro-Izraelit ka luajtur një rol aktiv në bindjen e Trumpit për të anuluar marrëveshjen historike që u negociua nga administrata e Obamës. Ish-sekretarja amerikane e shtetit e ka quajtur retorikën anti-iraniane të presidentit të SHBA “fundi i kredibilitetit të Amerikës” dhe “poshtërim për amerikanët”. Hillary Klinton, tha për kanalin CNN News se qëndrimi i Presidentit të SHBA Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit ishte destruktiv dhe shkatërrim përfundimtar i kredibilitetit të amerikanëve në botë. Ajo shtoi se veprimi i Trump është i rrezikshëm dhe moscertifikimi i marrëveshjes bërthamore është i një ide tepër e gabuar dhe kundër çdo logjike dhe arsyetimi. Hillary Clinton tha se Donald Trump po e çon SHBA-në drejt izolimit ndërkombëtar, ndërsa Irani duke respektuar marrëveshjen bërthamore e ka rritur pozitën e tij në arenën ndërkombëtare. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se qeveria e Britanisë së Madhe do të punojë shumë me Kongresin e SHBA për t'a bindur atë të ruajë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ai shtoi se kjo marrëveshje e ka bërë botën më të sigurtë. Politikat e Trump kanë krijuar paqëndrueshmëri të madhe në botë. Ekspertët politikë thonë se askush nuk mund të parashikojë se deri ku do të shkojë politika e jashtme e SHBA. Eliminimi i shteteve të fuqishme që kundërshtojnë politikat e Shteteve të Bashkuara me pretekste të ndryshme është një nga strategjitë kryesore të liderëve amerikanë dhe aleatëve të tyre, dhe në këtë kuadër bazohet edhe konspiracioni kundër Iranit. Këto ditë, titulli, racist, luftënxitës, i pabesë, i vrazhdë, dinak , janë disa nga emrat e dhënë nga mediat evropiane për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe që vazhdojnë të pëhapen në hapësirën kibernetike.