Ali Askari: Irani mbështet frontin e së drejtës përballë së keqes
Drejtori i përgjithshëm i RTV të Republikës Islamike të Iranit IRIB ditën e dielë në një takim me Emad Khamis kryeministër i Sirisë tha se Irani gjithmonë mbështet frontin e së drejtës përballë së keqes dhe për qeveria iraniane mbështet qeverinë dhe popullin sirian.
Abdul’ali Ali Askari, vuri në dukje se lidhjet e mira dhe të thella të Iranit me Sirinë që janë rezultat i drejtimit inteligjent të liderit suprem, janë bërë shkak që të rinjtë iranianë të ngrihen në mbështetje të popullit sirian dhe të ndryshojnë kursin e zhvillimeve në rajon. Drejtori i përgjithshëm i RTV të Republikës Islamike të Iranit tha se dështimi i terroristëve në rajon është rezultat i temës së rezistencës në rajon dhe shtoi se froni i rezistencës në çdo fushë ka arritur të përballet me terrorizmin. Nga ana e tij kryeministri i Sirisë shprehu falënderimet për mbështetjen e gjithanshme të Republikës Islamike të Iranit për popullin dhe qeverinë siriane dhe theksoi se ushtria e këtij vendi duke pasur mbështetjen e Iranit dhe të frontit të rezistencës shumë shpejt do t’i japë goditjen përfundimtare terroristëve në Siri. Emad Khamis gjithashtu kërkoi zgjerimin e bashkëpunimit mediatik mes Iranit dhe Sirisë dhe tha se të dy vendet duhet të jenë përkrah njëri-tjetrit dhe të kenë bashkëpunim të ngushtë mediatik në përballje me sulmet kulturore. Vlen të theksohet se drejtori i përgjithshëm i IRIB ditën e enjte në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar për një vizitë në Siri.