Irani ka kapacitet për eksportin e gazit në Evropë
(last modified Fri, 20 Oct 2017 14:06:43 GMT )
Tetor 20, 2017 16:06 Europe/Tirane
  • Irani ka kapacitet për eksportin e gazit në Evropë

Sekretari i Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF) deklaroi se Irani mund të eksportojë gazin në Evropë nëpërmjet linjave të tubacionit dhe në formë të gazit natyral të lëngët (LNG).

Muhamed Adeli duke folur rreth privilegjeve të eksportit të gazit të Iranit në Evropë tha: “Eksporti i gazit të Iranit në Evropë nëpërmjet linjave të tubacionit pa marrë parasysh problemet politike është më lirë, mirëpo eksporti i gazit në formë të LNG i jep elasticitet më tepër Iranit në mënyrë që pavarësisht problemeve politike, të eksportojë gazin në cilindo rajon të botës. Zhvillimi i projekteve për prodhimin e gazit në formë LNG dhe eksporti i tij nëpërmjet kësaj forme, është në harmoni me politikën e ekonomisë së rezistente. Në rast të hyrjes së Iranit në tregun e gazit në Evropë, ky eksport do të bëhet në formë të gazit LNG dhe në sasi pesë deri në 10 milionë tonë".

 

Tags