Lideri Suprem përgëzoi për shkatërrimin e kalifatit terrorist të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62787-lideri_suprem_përgëzoi_për_shkatërrimin_e_kalifatit_terrorist_të_isis
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përgëzoi për rënien e Kalifatit terrorist të ISIS në Irak dhe Siri dhe paralajmëroi kundër komploteve të tjera pas ISIS-it.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2017 16:45 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem përgëzoi për shkatërrimin e kalifatit terrorist të ISIS

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përgëzoi për rënien e Kalifatit terrorist të ISIS në Irak dhe Siri dhe paralajmëroi kundër komploteve të tjera pas ISIS-it.

Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, theksoi se fitorja kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri është e barabartë me humbjen e atyre që u përpoqën të mbjellin ndarje dhe përçarje dhe për të ndezur një luftë civile në Lindjen e Mesme. Ajetollah Khamenei shtoi se fitorja mbi takfiristët e ISIS ishte një goditje e rëndë për komplotet e thurura nga SHBA dhe aleatët e saj që kishin krijuar grupin terrorist ISIS. Lideri Suprem tha se shkatërrimi i ISIS u shërbeu jo vetëm vendeve të rajonit dhe botës islame, por gjithashtu i shërbeu gjithë njerëzimit. “Kjo fitore ishte gjithashtu një goditje ndaj  qeverisë aktuale dhe ish-qeverisë amerikane dhe regjimet vasale te tyre në rajon që krijuan grupin terrorist dhe i dhanë atij mbështetje të plotë për të zgjeruar dominimin e tyre në Lindjen e Mesme dhe për të ndihmuar regjimin okupator sionist të dominojë rajonin”, shtoi Ajetollah Khamenei. Megjithatë, Lideri Suprem paralajmëroi se intrigat e armikut nuk duhet të neglizhohen dhe tha se ata që bënë investime të mëdha për të krijuar grupin terrorist ISIS, do të përpiqen të rizbatojnë komplotet e tyre të errëta në një pjesë tjetër të rajonit ose në forma të tjera. Ajetollah Khamenei theksoi rëndësinë e vigjilencës dhe motivimit, ruajtjen e unitetit, shkuljen e mbetjeve të rrezikshme të grupit terrorist, kryerjen e aktiviteteve kulturore dhe qëndrimin plotësisht të përgatitur.