Irani dënon sulmin terrorist në konviktin e studentëve në Peshavar
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi dënoi të shtunën një sulm terrorist kundër konviktit të studentëve në Fakultetin e Bujqësisë në qytetin e Peshavarit në Pakistan.
Sulmi ka shkaktuar dhjetëra studentë të vrarë dhe të plagosur kur talibanët pakistanezë, të veshur në burka, kanë sulmuar kampusin e universitetit në veriperëndrim të Pakistanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, theksoi se grupet terroriste në mënyrë që të zbatojnë qëllimet e tyre të errëta dhe të tregojnë se kryejnë veprime barbare dhe çnjerëzore, nuk i kushtojnë vëmendje respektit për xhamitë apo vendet e shenjta apo vendet shkencore si universiteti . Ai tha se popujt duhet të ruajnë vigjilencën dhe unitetin e tyre kundër akteve dhe politikave të tilla të grupeve terroriste dhe mbështetësve të tyre. z. Kasemi theksoi se është e domosdoshme të fillohet konfrontimi kulturor kundër rrënjëve të terrorizmit dhe në këtë çështje studentët e universitetit dhe studiuesit duhet të prezantojnë rrënjët e terrorizmit, mbështetësit e tij, themeluesit dhe nxitësit e këtij fenomeni të rrezikshëm çnjerëzor. Talibanët pakistanezë “Tehrik-e Taliban Pakistan” e morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm. Në dhjetor të vitit 2014, ky grup ka vrarë 134 fëmijë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshavarit.