Shtatë medalje për shpikësit iranianë në Konkursin Botëror të Shpikjeve
Shpikësit iranian fituan shtatë medalje në raundin e trembëdhjetë të konkursi të shpikjeve të Koresë së Jugut.
Konkursi i trembëdhjetë ndërkombëtar i shpikjeve të Koresë së Jugut u organizua me pjesëmarrjen e 30 vendeve dhe në të u prezantuan më shumë se 620 shpikjeve nga ekipet pjesëmarrëse. Konkursi u organizua nga data 30 nëntor deri më 3 dhjetor 2017, në Qendrën e Ekspozitave COEX në Seul. Ekipi iranian me 12 shpikës në këtë raund të garave, prezantoi 10 shpikje dhe fitoi 4 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe një medalje bronzi. Instituti i Shpikjeve i Seulit ka për qëllim komercializimin e shpikjeve dhe promovimin e shkëmbimit të informacionit, ku shpikësit dhe studiuesit mund shfaqin produktet e tyre të reja për prodhuesit, investitorët dhe afaristët.