NATO mbështet marrëveshjen bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka mbështetur marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Jens Stoltenberg sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe programit të saj të zbatimit. Më herët Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ka deklaruar se marrëveshja bërthamore i përket bashkësisë ndërkombëtare dhe ajo nuk i përket vetëm një vend por është një akord efikas që i përket të gjithë botës. Irani ka zbatuar të gjitha angazhim e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kjo është konfirmuar në 9 raportet e ANEA dhe për këtë ajo do të vazhdojë rrugën e saj. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016 dhe qeveria amerikane si nënshkruese e kësaj marrëveshjeje është e vetmja që saboton dhe shkel marrëveshjen bërthamore.