Hapa të rinj për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Spanjës
Ditën e hënë në ministrinë e ekonomisë, industrisë dhe konkurrencës në Spanjë, është formuar komisioni i parë i përbashkët mes Iranit dhe Spanjës.
Muxhtaba Khosro’taxh, zv/ministër i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit dhe kryetari i institutit të zgjerimit të tregtisë dhe biznesit në Iran, përfaqësuan Iranin në hapjen e komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Spanjë. Ata shprehën kënaqësinë nga niveli në rritje i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe theksuan se Irani dhe Spanja duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të lehtësuar marrëdhëniet ekonomike dhe krijuar kushtet për bizneset e të dyja vendeve. Organizimi i takimit që konsistoi me krijimin e komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Spanjë tregon për vazhdimin e procesit të bisedimeve tregtare mes Iranit dhe Evropës ku kësaj here spanjollët janë treguar të interesuar për të shtuar praninë e tyre në tregun iranian dhe për të mos mbetur mbrapa nga rivalët e tyre evropianë. Një vit më parë në mesin e muajit tetor të vitit 2016, në kohën kur një delegacion nga Katalonja erdhi në Teheran për të hapur një zyrë përfaqësie, delegacione të tjera nga Spanjë të përbërë nga mëse 30 afaristë, mbajtën takime në dhomën e tregtisë së Iranit me qëllim zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me partnerët iranianë. Alfredo Bune, kreu i dhomës së tregtisë së Spanjës duke folur mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, tha se niveli i marrëdhënieve dypalëshe nuk është i mjaftueshëm dhe shtoi: Ekzistojnë mundësi të shumta për bashkëpunim bilateral sidomos në fushën e industrisë, gazit, naftës dhe petrokimisë. Tani lind pyetja se çfarë lloj marrëdhëniesh tregtare kërkon Spanja? Tregun apo investimet e përbashkëta? Procesi i bisedimeve të deritanishme ka treguar se spanjollët kërkojnë marrëdhënie të larmishme. Sigurisht në plan të parë ata kanë si objektiv rritjen e eksportit të mallrave spanjolle në Iran. Mirëpo edhe investimet janë pjesë e programit dhe interesimit të spanjollëve. Spanjollët mund të investojnë në mënyrë të përbashkët dhe mund të jenë shumë efikase në sektorët e infrastrukturës, transportit, hekurudhës dhe aeroporteve. Mesa duket spanjollët Iranin nuk e shohin me syrin e një tregu për shitjen e produkteve të veta dhe pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre. Ata Iranin e shohin me syrin e një tregu ku të gjejnë partnerin e tyre dhe të bashkëpunojnë për një afat të gjatë. Irani nga ana e tij ka një larmi të madhe ekonomike dhe nuk është i mbështetur vetëm tek nafta dhe gazi. Në këtë mes siguria luan rolin e parë. Ambienti i sigurt në ekonomi, është një prej faktorëve kryesorë që tërheq investitorët. Tani delegacione ekonomike nga të dyja vendet janë të interesuar që të krijojnë infrastrukturën përkatëse për investime në ekonomi. Në këtë mes dobësia në sistemin bankar është një prej problemeve kryesore në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Bankat evropiane po përballen me presionet e Amerikës. Megjithatë në përfundim të takimeve të komisionit të përbashkët ekonomik mes Iranit dhe Spanjës do të përcaktohet harta e bashkëpunimit 5 vjeçar. Në këtë mes shpresohet që komitetet teknike të mund të zgjidhin problemet ekzistuese dhe të gjejnë rrugë më të mira për bashkëpunim.