Irani thekson mbi rolin e Kombeve të Bashkuara në krizën siriane
Zëvendësministri i punëve të jashtme i RII për çështje arabe dhe afrikane, theksoi rolin e Kombeve të Bashkuara në krizat rajonale, duke përfshirë krizën siriane.
Hosein Xhaberi Ansari të premten në takimin e zhvilluar në qytetin Astana me z. Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për krizën në Siri, ka folur në lidhje me veprimet e Iranit për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës siriane, posaçërisht në sferën e çështjeve humanitare. Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për krizën në Siri gjithashtu raportoi në raundin e tetë të negociatave midis qeverisë dhe opozitës siriane në Gjenevë dhe për planet e Kombeve të Bashkuara për të vazhduar dialogun sirian-sirian.