Irani: Arabia Saudite synon të rindërtojë ISIS-in
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65373-irani_arabia_saudite_synon_të_rindërtojë_isis_in
Abdul’reza Rahmani’fazli, ministër i brendshëm i Iranit, duke folur mbi kushtet e rajonit ka thënë: Struktura e ISIS është shkatërruar mirëpo ekziston akoma ideologjia e këtij grupi terrorist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 04:55 Europe/Tirane
  • Irani: Arabia Saudite synon të rindërtojë ISIS-in

Abdul’reza Rahmani’fazli, ministër i brendshëm i Iranit, duke folur mbi kushtet e rajonit ka thënë: Struktura e ISIS është shkatërruar mirëpo ekziston akoma ideologjia e këtij grupi terrorist.

Regjimi sionist dhe Amerika janë mbështetur tek ideologjia e ISIS ndërsa regjimi Saudit po mendon për rindërtimin e këtij grupi. Ndërkohë Irani ka siguri të plotë. Kushtet e sigurisë së rajonit në vitin 2017 në krahasim me një vit më parë kanë qenë më të mira dhe qeveria e Irakut dhe e Sirisë ndodhen në një pozitë të sigurt, tha në fjalën e tij ministri Rahmani’fazli. Ministri i brendshëm përmendi edhe vrasjen e mijërave njerëzve të pafajshëm në Jemen për shkak të agresionit të Arabisë Saudite dhe tha se Republika Islamike e Iranit thekson organizimin e dialogut dhe bashkëbisedimeve për zgjidhjen e krizës dhe të mosmarrëveshjeve dhe për vendosjen e paqes në këtë vend. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.