Gjeneral Sulejmani: Luftëtarët e mbrojtjes së lavdishme, shembull për frontin e rezistencës
Komandanti i brigadës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se luftëtarët e mbrojtjes së lavdishme kanë qenë shëmbëlltyrë dhe tani kur fronti i rezistencës është zgjeruar në nivel të rajonit, ata janë bërë shëmbëlltyrë të luftëtarëve të frontit të rezistencës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Kasem Sulejmani duke thënë se bota i ka borxh shumë fitoreve të bijve të popullit të Iranit dhe të myslimanëve shiitë të cilët kanë luftuar kundër lëvizjes takfiriste, deklaroi: “Martirët e periudhës së mbrojtjes së lavdishme dhe martirët e luftës së sotshme kundër grupeve terroriste, kanë realizuar fitore të mëdha për Islamin, për myslimanët shiitë, për sistemin e Republikës Islamike, për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë botën”. Gjeneral Sulejmani në vazhdim tha: “Sot shumë prej komploteve të armiqve kanë dështuar për shkak të udhëheqjes së matur të liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe fronti i rezistencës është zgjeruar më shumë se në çdo tjetër. Mbështetja ndaj popullit të Palestinës dhe përballja me regjimin sionist është detyrë fetare dhe revolucionare e Iranit, ndërkohë që fitorja e boshtit të rezistencës në frontin e Sirisë nga aspekti i përmasave të komplotit dhe i faktorëve që qëndronin prapa këtij komploti, nuk mund të krahasohet me asnjë ngjarje tjetër”.