Çmimi i naftës iraniane rritet në 69 dollarë
(last modified Sun, 28 Jan 2018 12:34:37 GMT )
Janar 28, 2018 13:34 Europe/Tirane
  • Çmimi i naftës iraniane rritet në 69 dollarë

Trendi i rritjes së çmimit të naftës iraniane ka nisur që nga fillimi i vitit 2018, ku më 29 janar ky çmim ka arritur në 69 dollarë.

Sipas Ministrisë iraniane të naftës, çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit javën e kaluar (19 janar) kishte arritur në 68.81 dollarë për fuçi, ku ky çmim është rritur me 0.45 dollarë. Çmimi mesatar i naftës iraniane që nga fillimi i vitit 2018 ishte 68 dollarë e 62 cent për fuçi. Çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit u rrit me 60 cent për fuçi, duke arritur në 66.22 dollarë. Çmimi mesatar e naftës së papërpunuar iraniane që nga fillimi i vitit e deri më tani ka qenë 65.48 dollarë për fuçi. Ndërkaq, çmimi i naftës së OPEC më 12 janar, ka arritur 68.21 dollarë që në krahasim me javën e kaluar, ky çmim është rritur me 40 cent.

 

Tags